UBT News

Manchester United i interesuar për Goretzkan

“Djajtë e Kuq” janë duke e monitoruar yllin gjerman.

Skuadra nga Premier Liga angleze po synon ta transferojë këtë verë mesfushorin e Bayern Munichut Leon Goretzka, raporton “BILD”.

26-vjeçari është në radarin e “Djajve të Kuq”, ku trajneri Ole Gunnar Solskjaer po kërkon ta përforcojë skuadrën për sezonin 2021/22, përcjell KosovaPress.

Kontrata aktuale e Goretzkas skadon në vitin 2022, por pavarësisht kësaj, klubi gjerman ka hapur bisedimet për vazhdimin e saj.

Goretzka në qershor 2018 u transferua si lojtar i lirë nga Schalke te Bayern Munih, dhe deri tani ka pasur 112 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar 25 gola dhe 27 asistime për “bavarezët”.

Exit mobile version