UBT News

Manchester United e bleu për 105 milionë euro, tani po e shet për 60 milionë

Yllit të Manchester United, Paul Pogba, thuhet se i ka rënë çmimi nga 105 milionë euro sa u transferua nga Juventus për në Manchester, në 60 milionë.

Forma e tij e dobët te klubi anglez, ka bërë që edhe vlera e tij në treg të bie, të paktën kështu thuhet nga mediume angleze dhe burime të ndryshme afër klubit. Paul Pogba kur erdhi në Manchester ishte i preferuari i tifozëve të djajve të kuq, mirëpo tani ai nuk është më, si shkak i formës së dobët.

Destinacioni i ardhshëm i lojtarit francez mbetet një pikëpyetje dhe çështje në tavolinë për drejtuesit e klubit anglez. Sipas gazetës AS, Solskjaer është në gjendje të pranojë një ofertë prej 60 milionë eurosh për lojtarin.

Real Madridi dikur ishte shumë i interesuar për yllin francez, teksa mesfushori francez pëlqehet ende nga ish-klubi i tij Juventusi. Pogba dëshiron që të stërvitet nën urdhërat e Zinedine Zidane, teksa tekniku francez e pëlqen lojtarin mirëpo deri më tani problem ka mbetur aspekti financiar./UBTNews

Exit mobile version