Do të zhvillohet sot në Premier Ligë derbi ndërmjet Manchester Cityt dhe Tottenhamit, i vlefshëm për xhiron e 20-të në kampionatit anglez.
Të dy skuadrat kanë pësuar humbje në ndeshjet e fundit me Cityn që humbi derbin me Manchester United, ndërsa Tottenhami u mposht nga lideri i tabelës, Arsenali.
City që momentalisht mban pozitën e dytë në tabelë me 39 pikë dhe me fitore eventuale do të mbanë gjallë shpresat për titull, kurse Tottenhami po lufton për një vend në Ligën e Kampionëve dhe momentalisht është i pesti me 33 pikë.
Ndeshja do të zhvillohet në “Etihad Stadium” me fillim nga ora 21:00 dhe këto janë formacionet e mundshme:
Manchester City: Ederson; Walker, Stones, Akanji, Ake; De Bruyne, Rodri, Gundogan; Foden, Haaland, Grealish.
Tottenham: Lloris; Romero, Dier, Davies; Doherty, Hojbjerg, Bentancur, Perisic; Kulusevski, Kane, Son