Skuadrat evropiane po përgatiten për fillimin e sezonit të ri të ligave, dhe një ndeshje miqësore interesante u zhvillua mes Barcelonës dhe Manchester Cityt. Ndeshja përfundoi me barazim 2:2 në kohën e rregullt, por Barcelona doli fituese pas penalltive, duke e siguruar fitoren me rezultatin 4:1.
Në minutën e 24-të, Barcelona e hapi rezultatin me një gol të shënuar nga sulmuesi i ri Pau Victor. Manchester City barazoi në minutën e 39-të me një gol të O’Reilly, ndërsa në minutën e fundit të pjesës së parë, Pablo Torre riktheu avantazhin për Barcelonën me një gol për 1:2.
Në pjesën e dytë, Jack Grealish i Manchester Cityt barazoi sërish rezultatin në minutën e 59-të me një gol të bukur pas një aksioni të mirë të ndërtuar nga skuadra e tij.
Në raundin e penalltive, Barcelona tregoi ftohtësi dhe saktësi, duke e fituar me rezultatin 4:1. Lewandowski, Darvich, Balde dhe Martinez shënuan për spanjollët, ndërsa Ahmed Fatah i vetëm për Cityn ishte i suksesshëm. Kalvin Phillips dhe Wright humbën penalltitë e tyre, duke kontribuar në humbjen e Manchester Cityt në këtë miqësore.
Kjo është humbja e dytë për Cityn në këtë sezon para-sezonal, pas një disfatë ndaj Celtic ditë më parë./UBTNews/