UBT News

Manchester City planifikon të zgjerojë stadiumin

Manchester City ka dorëzuar një plan për të zgjeruar kapacitetin e stadiumit Etihad në mbi 60 mijë ulëse, duke shtuar një hotel dhe muze.

Sipas planifikimit, stadiumit do t’i shtohen 7 mijë ulëse të reja duke zgjeruar tribunën veriore me një shtresë të sipërme më të madhe dhe të vetme.

Javën e kaluar, stadiumi Etihad u përfshi në listën e dhjetë vendeve ku do të organizoheshin ndeshje nëse kërkesa e Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës për organizimin e Euro 2028 do të miratohet.

Mes tjerash planfikohet të hapet edhe një dyqan klubi, muze dhe hotel me 400 shtretër./UBTNews/

Exit mobile version