Manchester City do t’i ofrojë 100 milionë funta për Jack Grealish pas përfundimit të Kampionatit Evropian.
Sportsmail zbuloi ekskluzivisht muajin e kaluar se City ishte i gatshëm të thyej rekordin e transferimeve britanike për yllin 25 vjeçar të Aston Villa, shkruan dailymail, transmeton Klankosova.tv
Bisedimet midis dy klubeve kanë përparuar me shpejtësi dhe City i cili ende dëshiron të nënshkruajë Harry Kane nga Tottenham këtë verë, tashmë kanë rënë dakord për një marrëveshje.
Grealish aktualisht është i angazhuar me skuadrën e Gareth Southgate dhe kohët e fundit luajti për anglezët në fitoren 1-0 ndaj Republikës Çeke të martën.
Ndërkohë, Manchester City po kërkon gjithashtu të sjellë edhe Harry Kane nga Tottenham këtë verë së bashku me Grealish.
Sulmuesi 27 vjeçar i tha Tottenhamit muajin e kaluar se ai dëshiron një lëvizje në një klub që mund t’i japë atij shanse reale për të fituar Premier League dhe Champions League.
Si rezultat i ardhjeve të mundshme të Grealish dhe Kane, Guardiola mund të zgjedhë të shesë disa nga sulmuesit.
Sportsmail zbuloi muajin e kaluar se City do të dëgjojë ofertat për Raheem Sterling dhe Riyad Mahrez.
City sezonin e kaluar e fitoi titullin e Premier League me lehtësi, por që në Ligëne Kampionëve u mund në finale nga Chelsea.