UBT News

Manchester City përgatit ofertë gjigante për Grealish

Pep Guardiola është admirues i madh i anglezit, dhe kampioni i Premier Ligës tani është i gatshëm që të bëj ofertë marramendëse për të.

Manchester City tani është i gatshëm për të bërë një ofertë rekorde për Jack Grealish, por skuadra e Aston Villës dëshiron me çdo kusht ta mbajë mesfushorin, raporton “Goal”.

Sidoqoftë, ende nuk ka pasur kontakte mes dy klubeve, por City pritet që të bëjë ofertë për anglezin pas Euro 2020, përcjell KosovaPress.

Pep Guardiola është një admirues i madh i 25 vjeçarit, i cili për herë të parë startoi për Anglinë këtë Euro 2020 të martën, në fitoren kundër Republikës Çeke, duke asistuar tek goli i vetëm i ndeshjes, të cilën e shënoi Raheem Sterling.

Grealish është një nga talentet më të mirë në Premier Ligën angleze, dhe nëse City dëshiron ta transferojë atë, duhet të paguaj një shumë marramendëse prej 116 milionë eurosh.

Sezonin e kaluar, 25 vjeçari ka bërë 26 paraqitje në Premier Ligën angleze, duke regjistruar gjashtë gola dhe 12 asistime. 

Exit mobile version