UBT News

Manchester City nuk zhgenjen në transfertë ndaj Copenhagen, Reali merr nje fitore minimale ndaj RB Leipzig

Të beusarit e Pep Guardiola-s nuk gabojnë në përballje ndaj Copenhagen. Qytetarët kaluan në avantazh në minutën e dhjetë me golin e Kevin De Bruyne.

Vetëm pas 24 minutash vendasit ekuilibruan shifrat, e krejt në fundin e pjesës së parë Bernardo Silva shënoi për 1-2. Ndërsa për t’a vulosur ndeshjen shënoi edhe anglezi Phil Foden në fundin e takimit.

Ndeshja ndërmjet RB Leipzig dhe Real Madrid nisi me shumë polemika, vendasit shënuan qysh në minutën e dytë, mirëpo kështu nuk mendoi arbitri boshnjak Irfan Peljto, duke anuluar golin e shënuar nga slloveni Benjamin Sesko.

Vetëm tre minuta pas fillimit të pjesës së dytë Los Blancos gjetën golin e parë dhe të vetëm me anë të 24-vjeçarit Brahim Diaz. Kështu në një terren mjaft të vështirë, spanjollet arriten ta fitojnë ndeshjen e parë në 1/8-at e Ligës së Kampionëve./UBTNews/

Exit mobile version