Pavarësisht interesimit nga Barcelona, kampioni anglez dëshiron ta mbajë yllin anglez në skuadër.
Kampioni i Premier Ligës angleze Manchester City ka hapur bisedimet me Raheem Sterling për t’ia rinovuar kontratën yllit anglez, raporton “The Telegraph”.
26 vjeçari ka kohë që lidhet me një transferim të mundshëm te gjigandi katalunas Barcelona, ku edhe vetë ai e ka pranuar se do të ishte i hapur rreth mundësisë së kalimit në La Ligan spanjolle, përcjell KosovaPress.
Sidoqoftë, Manchester City tani është i gatshëm që të refuzojë të gjitha ofertat për Sterling dhe dëshiron që ta mbajë atë në skuadër duke i ofruar një marrëveshje të re.
Që prej transferimit nga Liverpooli te Manchester City, Raheem Sterling ka regjistruar 118 gola dhe 88 asistime mbi emrin e tij në 309 ndeshje të zhvilluara.