Rafael Leao tashmë është shndërruar në emrin kryesor të skuadrës së Milanit sepse është ai që po i jep freski dhe rrezikshmëri sulmit të kësaj skuadre e cila në këtë edicion ka nisur misionin e saj për ta mbrojtur titullin kampion të fituar sezonin e kaluar.
Paraqitjet e tij kanë rënë në syrin e top klubeve evropiane dhe kishte mundësi që ai të ndryshonte ambient edhe në afatin kalimatr veror, por qëndroi me “Rossonerët”.
Tani, sipas “Manchester Evening News”, Manchester City ka interesim konkret për portugezin dhe mund të kërkojë ta sjellë atë në skuadër vitin e ardhshëm.
Trajneri Pep Guardiola mësohet se ka nisur tashmë planin për ta bindur Leaon që të kalojë në skuadrën e tij, edhe pse ai e di se nevojiten mbi 100 milionë euro për shërbimet tij.