UBT News

Manchester City më në fund gjen ‘paqen’, kthehet te fitorja

Manchester City ka shënuar një fitore të rëndësishme në Premier League, duke mposhtur Nottingham Forest me rezultatin 3-0 në kuadër të javës së 14-të të kampionatit anglez. Kjo fitore vjen pas një periudhe të vështirë për “Qytetarët”, që kishin regjistruar katër humbje radhazi në kampionat, dhe është një ngushëllim i madh për skuadrën e Pep Guardiolës.

Ndeshja nisi shumë mirë për Manchester City-n, që shpërtheu në sulm që në minutat e para. Erling Haaland kishte mundësinë për të shënuar që në minutën e parë, por sulmuesi norvegjez nuk ia doli të kalonte portierin kundërshtar. Megjithatë, “Qytetarët” nuk u ndalën dhe arritën të zhbllokojnë ndeshjen në minutën e të tetë, kur Kevin De Bruyne asistoi për Bernardo Silva, i cili shënoi për 1-0.

Pas kësaj, Manchester City vazhdoi të rrezikonte dhe pas shumë mundësive, arriti të shënojë edhe golin e dytë në minutën e 31-të, kur De Bruyne e gjeti vetë rrjetën për të dyfishuar avantazhin në 2-0.

Në fillim të pjesës së dytë, skuadra e Guardiolës e siguroi fitoren, duke shënuar edhe golin e tretë. Në minutën e 57-të, Jeremy Doku e dërgoi topin në rrjetë për të vulosur rezultatin 3-0. Pas këtij goli, Manchester City menaxhoi me sukses minutat e mbetura të ndeshjes, pa lejuar asnjë reagim nga Nottingham.

Pavarësisht disa mundësive, nuk u shënuan më gola dhe ndeshja përfundoi me rezultatin e pastër 3-0. Manchester City kështu ka rikthyer besimin dhe vazhdon të luftojë për pozitat e larta në renditjen e Premier League.

Aktualisht, Manchester City mban vendin e katërt me 26 pikë, ndërsa Nottingham Forest është i shtati me 22 pikë./UBTNews/

 

Exit mobile version