Kampioni anglez dëshiron që të fillojë rindërtimin e skuadrës në fund të sezonit. Manchester City pritet që të bëjë një lëvizje për sulmuesin e Atletico Madridit, Joao Felix, në fund të këtij sezoni, raporton “Fichajes”.
Felix raportohet që nuk është i lumtur me situatën momentale në Spanjë pasi që trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, nuk është duke i ofruar minutazhë të mirë.
Tani, spekulohet se Manchester City dëshiron që ta transferojë Felix, i cili kaloi nga Benfica te Atletico për një shumë rekorde afro 125 milionë euro, dhe dëshiron që ta bëjë yllin portugez blerjen e parë të afatit kalimtar të transferimeve në verë, në mënyrë për ta filluar procesin e rindërtimit të skuadrës.
Këtë sezon, Joao Felix ka arritur të bëjë 12 paraqitje në të gjitha garat për Atletico Madridin, duke kontribuar me një gol dhe dy asistime për kampionin spanjoll.