E ardhmja e Erling Haaland vijon të mbetet akoma mister. Gara për të rrëmbyer futbollistin norvegjez duket se është ngushtuar në dy skuadra, Real Madrid dhe Manchester City, me anglezët që duken dhe më favoritë.
Qytetarët janë gati të çmenden me ofertën e përgatitur për fenomenin skandinav. Sic raportohet, anglezët janë gati t’i ofrojnë lojtarit 600 mijë euro pagë javore që do ta kthente në futbollistin më të paguar në Premier League.
Haaland ka afat deri më datë 30 prill për të aktivizuar klauzolën në kontratë që e lejon lojtarin të largohet duke paguar 75 milionë euro, përndryshe ajo bëhet e pavlefshme e më vonë gjithçka është në dorë të klubit gjerman .
Për yllin norvegjez kanë shfaqur interes dhe klube të tjera si Bayern Mynih apo Barcelona, mirëpo Manchester City shihet si skuadra më e favorizuar për të marrë shërbimet e lojtarit.