“Citizens” i janë bashkuar garës me Chelsean e Bayernin për kartonin e yllit të Juventusit, i cili shkëlqeu në Kampionat Evropian me Italinë.
Federico Chiesa ka përfunduar në radar të klubeve të mëdha evropiane. Sulmuesi i Juventusit bëri paraqitje të shkëlqyeshme në Kampionat Evropian. E mu për këtë, ish-futbollistin e Fiorentinës po e duan klubet e njohura.
Ditë më parë, interesim për Chiesan kishte shfaqur gjiganti gjerman, Bayern Munich. Kurse, mediumi italian “Calciomercato” raporton se së fundmi në garë për 23-vjeçarin është futur edhe Manchester City, përcjell “Gazeta Express”.
Gjithashtu, yllin italian e pëlqen edhe kampioni aktual evropian, Chelsea. Chiesa e ka edhe një vit kontratë me Juventusin. Por, raportohet se “Bianconeri” nuk duan ta shesin yllin e tyre të së ardhmes.