UBT News

Manchester City e Real Madrid kërkojnë kalimin në fazën tjetër

Sot (e mërkurë) në program për t’u zhvilluar janë dy ndeshjet kthyese të fazës së 1/8-tës në Ligën e Kampionëve.

Pas Bayernit të Munichut dhe Paris Saint-Germain, të cilët siguruan një vend në çerekfinale, sot është radha e kampionëve në fuqi të Evropës dhe kampionëve në fuqi të Spanjës të kualifikohen tutje.

Në ndeshjen e parë Manchester City triumfoi ndaj Copenhagen me rezultat 3-1 në transfertë. Ndërsa, sonte skuadra e Guardiola-s pret danezët në Etihad, ku edhe synojnë ta sigurojnë një biletë për në raundin tjetër.

Në ndeshjen tjetër, 14 herë kampionët e Evropës presin në “Santiago Bernabeu” skuadrën e Leipzig, me qëllim që të kualifikohen në fazën tjetër. Ndeshja e parë e cila u luajt në “Red Bull Arena”, përfundoi me rezultat minimal 1-0 në favor të Real Madrid, me golin e vetëm të shënuar nga Brahim Diaz.

Të dy ndeshjet do të luhen nga ora 21:00./UBTNews/

Exit mobile version