Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha po pret në takim ministren e Shëndetësisë dhe të Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Ogerta Manastirliu.
Kujtojmë se mbrëmë Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ministri Rifat Latifi i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik, nga apendiciti. Po ashtu është bërë me dije se gjendja e tij është stabile.
Pas takimit, në orën 12:00, do të ketë deklaratë për medie.