Sulmuesi i Shqipërisë, Rey Manaj, shkëlqeu në fitoren 3:0 ndaj Andorrës. Manaj i realizoi dy gola dhe tani është konkurrent për futbollistin më të mirë të xhiros së dytë të kualifikimeve evropiane për Kampionatin Botëror 2026.
UEFA e ka përzgjedhur Manajn si njërin prej katër kandidatëve, ndërsa më i miri shpallet me votim.
Pos Manajt në konkurrencë janë edhe Martin Odegaard i Norvegjisë, Karol Shwiderski i Polonisë dhe Haris Hajradinoviq i Bosnjë-Hercegovinës.