UBT News

​Manaj gati të blejë klubin shqiptar të futbollit

Rey Manaj, futbollist i Kombëtares Shqiptare është pranë një marrëveshjeje për të blerë klubin e Lushnjës në Shqipëri. Ai ka nisur përpjekjet për të marrë në pronësi skuadrën nga qyteti i tij i origjinës.

“Moda e futbollistëve të suksesshëm që blejnë klube ka mbërritur edhe në Shqipëri. Rey Manaj po bën një hap të madh duke investuar te Lushnja. Ky është një model që na duhet për të ecur përpara”, u tha gjatë emisionit “Procesi Sportiv” në Top Channel.

Të ftuarit në studio pranuan se sulmuesi i Kombëtares është kandidati më i mundshëm për këtë blerje, duke marrë parasysh lidhjet e tij me Lushnjën.

Ky hap e vendos Manajn në të njëjtën linjë me emra të njohur të futbollit botëror që kanë zgjedhur të investojnë në klube.

Shembujt më të spikatur janë David Beckham, i cili zotëron Inter Miamin në SHBA, dhe Ronaldo “Fenomeni”, që prej disa vitesh është pronar i Real Valladolid në Spanjë./S.K/KP/TCh/

Exit mobile version