UBT News

Man Utd përgatit 150 milionë euro për dy përforcime vendimtare

Manchester United është futur fuqishëm në fazën e fundit të afatit kalimtar së verës, me synimin për të nënshkruar me dy lojtarë kyç: një portier dhe një mesfushor organizator.

Sipas mediumit Fichajes, drejtuesit e Djajve të Kuq i kanë vendosur vetes dy objektiva të mëdha për të mbyllur në mënyrë të përkryer afatin kalimtar veror.

Pas gabimeve të fundit dhe largimit të Andre Onanës, klubi kërkon një portier që bën diferencën.

Gianluigi Donnarumma nga Paris Saint-Germain është objektivi kryesor, një emër me përvojë në ndeshje të mëdha, i cili sjellë qetësi dhe siguri në prapavijë.

Partneriteti aktual mes Casemiros dhe Bruno Fernandes nuk ka funksionuar siç pritej dhe United po synon gjithashtu një mesfushor.

Talenti i ri i Crystal Palace, Adam Wharton, synohet për të sjellë ekuilibër në mesfushë dhe për t’i dhënë Brunon më shumë liri sulmuese.

Drejtuesit e Unitedit thuhet se kanë vënë në dispozicion 150 milionë euro për të mbyllur këto marrëveshje. Ideja e klubit të mëdha anglez është të ndërtoj një formacion titullar që mund të përballet me skuadrat më të mëdha në Angli dhe Evropë.

Tifozët kërkojnë suksese, dhe këto dy afrime mund të jenë çelësi i një sezoni ndryshe.

Exit mobile version