UBT News

Man Utd i interesuar për yllin e Dortmundit, përfshihet edhe Sancho në “operacion”

Manchester United është duke e shqyrtuar mundësinë e një marrëveshje të mundshme shkëmbimi me Borussia Dortmund që do t’i mundësonte Jadon Sanchos një lëvizje të përhershme në Bundesliga.

Sancho u largua nga United, pas një përplasjeje me trajnerin Erik Ten Hag për shkak se ai e la jashtë listës së të ftuarve për ndeshjen kundër Arsenalit.

Ten Hag e kritikoi publikisht Sanchon pas ndeshjes, me anglezin që pastaj bëri një postim në rrjetet sociale për t’u mbrojtur. Pasi asnjëra palë nuk dëshironte të tërhiqej, Sancho u huazua te Dortmundi ku ai ka filluar të kthehet në formën e mirë të tij.

Karriera e 23-vjeçarit te United duket se ka mbaruar, për sa kohë që Ten Hag është në krye dhe me siguri do të duhet të ketë një lloj marrëveshjeje që ai të ndërpresë plotësisht lidhjet me klubin anglez. Në anën tjetër, “Djajtë e kuq” kërkojnë rreth 40-50 milionë funte në mënyrë që ta lëjnë të lirë futbollistin. Por edhe nuk përjashtohet mundësia e shkëmbimit, për ta zgjidhur këtë situatë.

Kuptohet se Sancho do të jetë i hapur për të zgjatur qëndrimin e tij të dytë te Dortmundi, dhe kjo mund të hapë derën për një marrëveshje pasi United thuhet se është i interesuar për Donyell Malen.

Malen është shfaqur si një lojtar kyç për Dortmundin gjatë gjithë sezonit 2023/24, duke u paraqitur në 33 ndeshje në të gjitha garat. Gjatë kësaj periudhe ai gjeti rrjetën 13 herë dhe kontribuoi me pesë asistime.

Sulmuesi holandez ka përvojë në Angli. Gjatë karrierës së tij të hershme ishte në akademinë e Arsenalit nga 2015-17 para se të kthehej në Holandë./UBTNews/

 

Exit mobile version