Klubi anglez, Manchester City ka hequr dorë përfundimisht nga transsferimi i Cristiano Ronaldos.
Kështu po raporton gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano.
“Citizens” janë jashtë garës për transferimin e yllit portugez, ndonëse ishin të interesuar para 24 orëve.
Kjo u është komunikuar edhe Juventusit edhe agjentit Jorge Mendes.
Nuk kishte arritje të marrëveshjes personale dhe çmimit të transferimit, teksa kishte mosmarrëveshje që nga dje.