Ederson do të vazhdojë të jetë numri një në portën e Manchester City.
Sipas “Athletic”, klubi i ka ofruar kontratë të re portierit brazilian.
Ai ka kontratë deri më 2025, por paraqitjet mbresëlënëse kanë bërë që klubi t’i ofrojë rinovimin e kontratës me kushte më të mira ekonomike.
Ai do të vazhdojë të jetë numri një i skuadrës së Pep Guardiolës edhe për shumë vite.