UBT News

Malta bëhet vendi i parë në BE që legalizon kanabisin

Malta mund të konsiderohet tashmë vendi i parë në Bashkimin Europian që legalizon kultivimin dhe përdorimin personal të kanabisit.

Të rriturit do të lejohen të mbajnë 7 gramë kanabis me vete dhe të rrisin në shtëpi jo më shumë se 4 bimë narkotike. Megjithatë, konsumimi i saj në publik, përpara fëmijëve do të konsiderohet ende e paligjshme.

Plane të ngjashme për të legalizuar kanabisin kanë dhe vende të tjera të Bashkimit Europian si Gjermania, Luksemburgu apo Zvicra.

Parlamenti maltez e miratoi ligjin e ri me 36 vota në favor dhe 27 kundër dhe ministri Bonnici e konsideroi atë historik. Sipas tij, tashmë përdoruesit nuk do të përballen me akuza kriminale për kanabis dhe do të kenë mundësi të eliminojnë trafikun e paligjshëm.

Exit mobile version