FC Malisheva ka prezantuar sulmuesin Xhemajl Ibishi si përforcimin e parë të këtij afati kalimtar, transmeton KosovaPress.
Ibishi ishte një nga më të mirët me FC Shkupi në Maqedoni të Veriut, ndërsa vije tek Malisheva për të qenë vlerë e shtuar në skuadrën e drejtuar nga Bekim Isufi për garat evropiane dhe për edicionin e ri në Albi Mall Superligë.
Ibishi njihet për cilësitë e tij fizike dhe ‘vrasës’ para portës, andaj pritet që me kualitetin e tij të dhuroj spektakël, shumë gola dhe asiste.
Klubi po ashtu ka bërë të ditur se do të punohet edhe më tutje për të rritur vlerat dhe konkurrueshmërinë përbrenda skuadres, për të qenë sa më të gatshëm për sfidat që i presin dhe realizimin e objektivave në të gjitha drejtimet.