Klubi i futbollit Malisheva ka njoftuar sot se është përforcuar me shërbimet e futbollistit Labinot Ibrahimi.
Qendërmbrojtësi i cili sezonin e kaluar ka luajtur për Arbërinë, ka karrierë të bujshme edhe me skuadra si Prishtina dhe Partizani i Tiranës.
Lajmin e ka konfirmuar vet skuadra e trajnerit Arsim Thaçi dhe kontrata me lojtarin do të zgjasë deri në fund të këtij viti.
Ibrahimi ka luajtur me skuadrën e Prishtinës edhe në Ligën e Kampionëve me gjashtë ndeshje si dhe në Ligën e Evropës me nëntë ndeshje./KP