UBT News

Malisheva në kërkim të trajnerit të ri, italiani Nocentini kandidat për postin

Malisheva është në kërkim të trajnerit të ri pas largimit të Thomas Brdaric, ndërsa një nga kandidatët për të marrë drejtimin e skuadrës është italiani Luigi Nocentini.

Gazetari Andre Oechsner ka raportuar se 37-vjeçari është në bisedime me drejtuesit e klubit kosovar për postin e trajnerit. Nocentini aktualisht është pa angazhim dhe palët janë në kontakt për mundësinë e bashkëpunimit.

Së fundmi, italiani ishte pjesë e stafit të FC Basel, ku përkohësisht mori drejtimin e skuadrës pas shkarkimit të Stephan Lichtsteinerit. Më herët, ai kishte punuar si asistent i Fabio Celestinit, Ludovic Magninit dhe Lichtsteinerit.

Gjatë karrierës së tij, Nocentini ka qenë pjesë e stafit të klubeve si Empoli, Genoa dhe Napoli, ndërsa ka punuar edhe me Kombëtaren e Ukrainës.

D.L

Exit mobile version