UBT News

Malisheva mbetet në barazh

Gjatë ditës së sotme u zhvillua xhiroja e fundit në kuadër të BKT Superligës së Kosovës në futboll.

Në këtë xhiro u luftua nga Prishtina, Drenica, Malisheva dhe Dukagjini për largimin nga vendi i tetë i tabelës që i dërgon në barazh e këtë luftë Malisheva nuk e triumfoi pasiqë barazoi me rivalin direkt, Dukagjinin.

Ndeshja e barazhit do të zhvillohet në mes Vushtrrisë dhe Malishevës fundjavën e ardhshme në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Aty do kemi mundësinë ta shohim se kush do e sigurojë biletën e qëndrimit në superligë për edicionin 2022/2023. /UBTNews/

Exit mobile version