UBT News

Malisheva ndihmon financiarisht 406 nëna

Komuna e Malishevës njofton se sot është bërë ekzekutimi i mjeteve për 406 nëna që kanë lindur fëmijë gjatë këtij viti. Sipas njoftimit të komunës, ato u përkrahen me nga 100 euro.

“Janë ekzekutuar mjete për të gjitha ato nëna që kanë lindur fëmijë dhe kanë aplikuar për përkrahjen që komuna e Malishevës e ofron dhe bëhet për 406 nëna që kanë aplikuar dhe të cilat përkrahen me nga 100 euro. Pra janë ekzekutuar 40 mijë e 600 euro”, ka njoftuar Mazreku.

Drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Valon Mazreku ka sqaruar se kjo përkrahje bëhet sipas vendimit të Kuvendit të komunës së Malishevës, dhe kjo përkrahje do të vazhdojë për aq sa ky vendim është në fuqi dhe nuk ndryshohet me vendim tjetër. Ai gjithashtu ka bërë të ditur se brenda vitit, është herë e dytë që ekzekutohen mjete për nënat që kanë aplikuar për përkrahje.

“Në muajin prill është bërë ekzekutimi i mjeteve për 400 nëna dhe tani për 406 nëna, që i bie se brenda këtij viti janë përkrahur 806 nëna, apo shprehur në mjete, janë paguar 80 mijë e 600 euro”, ka thënë ai./UBTNews

Exit mobile version