UBT News

Malisheva e fiton barazhin kundër Vushtrrisë

Ekipi i Malishevës e siguroi biletën e qëndrimit në Superligë edhe për sezonin 2022/23, duke fituar ndaj Vushtrrisë 1 me 3. Golat për malishevasit u shënuan nga Marc-Oliver dhe dy sosh i realizoi Mërgim Pefqeli, kurse për vushtrriasit në minutat e fundit golin e nderit e shënoi, 16 vjeçari, Medin Gashi.

Ishte një ndeshje e dominuar pastër në fushë nga ekipi i Malishevës, duke e vërtetuar se janë dukshëm më të mirë për ligën elitare të Kosovës. Në tribina, ishte një numër më i madh i tifozëve nga Vushtrria të cilët ishin duke shkëlqyer deri në minutën e 78′, kur gjyqtari kryesor akordoi një penallti të pastër për Malishevën, nga frustrimi i madh ata shqyen rrjetën e portës dhe hodhën karriget e stadiumit në fushë.

https://ubtnews.com/file/2022/05/video-1653759198.mp4

Pas largimit të gjësendeve nga fusha dhe shikuesve vushtrrias nga tribina, ndeshja rifilloi për të mbaruar pas 17 minutave shtesë.

Vushtrria edhe edicionin e ardhshëm vazhdon garat në Ligën e Parë. /UBTNews/

Exit mobile version