UBT News

Malisheva dhe Ballkani mësojnë kundërshtarët në Ligën e Konferencës

FC Malisheva dhe FC Ballkani kanë mësuar kundërshtarët e tyre për rundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës për edicionin 2026/27.

Nënkampionët e Kosovës, FC Malisheva, do të përballen me skuadrën shqiptare FC Vllaznia nga Shkodra, në një duel interesant rajonal që pritet të tërheqë vëmendje të madhe nga tifozët e të dyja ekipeve.

Ndërkohë, FC Ballkani do të sfidojë ekipin uellsian FC Connah’s Quay Nomads në përpjekje për të siguruar kalimin në fazën e ardhshme të garës evropiane.

Të dyja skuadrat kosovare do ta nisin aventurën e tyre evropiane me synimin për të përfaqësuar sa më denjësisht futbollin e Kosovës dhe për të vazhduar rrugëtimin në garat ndërkombëtare.

Shorti i rundit të parë ka sjellë kundërshtarë të kalueshëm në letër për ekipet kosovare, por ndeshjet pritet të jenë sfiduese dhe vendimtare për vazhdimin e garës.

Tashmë vëmendja e Malishevës dhe Ballkanit do të përqendrohet te përgatitjet për duelet e para evropiane të sezonit, me shpresën për rezultate pozitive dhe paraqitje dinjitoze në skenën ndërkombëtare.

D.L

Exit mobile version