Pas triumfit në Serie A duke u shpallur kampionë pas 11 vitesh, gjiganti italian AC Milan tani është duke menduar për përforcime gjatë afatit kalimtar veror të transferimeve.
Së fundmi, në një intervistë për “Gazzetta”, drejtori sportiv i “Rossonerëve”, Paolo Maldini foli për çështjen e kontratës së Ibrahimovic, ndërsa tregoi se ylli Rafa Leao është i paprekshëm dhe nuk do të shitet.
“Më kanë thënë që Zlatan Ibrahimovic nuk ka qëllim që të pensionohet këtë verë. Të arrijmë marrëveshje nuk do të jetë problem. Po ashtu, ka një klauzolë lirimi në kontratën e Rafa Leaos në vlerë prej 150 milionë eurosh, por ne e konsiderojmë atë të paprekshëm”, tha Maldini.
Po ashtu, drejtori sportiv i Milanit e konfirmoi që ka bisedime me yllin e Liverpoolit, Divock Origi, dhe se marrëveshja është shumë pranë të arrihet.
“Ne jemi në bisedime me Origin dhe si duket ato janë duke shkuar në mënyrën më të mirë”, tha Maldini.
Ndërkaq, Paolo Maldini po ashtu e konfirmoi që klubi është në kërkim të një qendërmbrojtësi, duke thënë se janë duke e monitoruar holandezin, Sven Botman.