UBT News

Malala, ylli i kopertinës së revistës Vogue

Malala Yousafzai, aktivistja nga Pakistani që u qëllua me armë zjarri nga talibanët pas fushatës për shkollimin e vajzave, u bë ylli i kopertinës së revistës Vogue.

E sapodiplomuara në Universitetin e Oksfordit dhe producente në televizion, tani 23-vjeçare, foli rreth religjionit, aktivizmit në Twitter dhe partneritetit me AppleTV+.

Yousafzai, e cila në moshën 17-vjeçare fitoi çmimin Nobel, u deklarua edhe rreth shoqërisë me aktiviste femra, sikurse Greta Thunberg dhe Emma Gonzalez.

“E ndjej forcën që një vajzë e re e mban në zemër”, citohet të ketë thënë Yousafzai.

Në këtë profil, që do të shfaqet në numrin e korrikut në Vogue, Yousafzai flet me admirim rreth disa figurave të njohura, përfshirë ish-Zonjën e Parë, Michelle Obama, të cilën e vlerëson si “femër të jashtëzakonshme”.

Vitin e kaluar, Yousafzai diplomoi në Universitetin e Oksfordit në shkenca politike, filozofi dhe ekonomi, dhe së fundmi hapi shtëpinë e produksionit, Extracurricular. Marrëveshja shumëvjeçare me AppleTV+ do t’i mundësojë kompanisë të lansojë dokumentare rreth arsimimit të vajzave dhe të drejtave të tyre, njëjtë sikurse komedi, animacion dhe seri për fëmijë./UBTNews

Exit mobile version