UBT News

Madrilenët në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Natën e mbrëmshme në lojën e kthimit mes Real Madridit dhe PSG, madrilenët e morën biletën e çerekfinales të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë u mbyll në favor të PSG-së me rezultat 1 me 0 kurse mbrëmë 9-shi magjik i Real Madridit, Karim Benzema, shënoi hat-trick duke i siguruar fitoren ekipit të tij. Golin e vetëm mbrëmë për parisienët e realizoi Mbappe, por nuk i mjaftoi që ekipi i tij të vazhdojë tutje.

Manchester City edhe pse barazoi me Sporting ka kaluar në çerekfinale sepse ndeshja e parë mes tyre përfundoi 5 me 0 në favor të tyre./UBTNews/

Exit mobile version