Madonna shokoi publikun e MTV Video Music Awards, duke e nisur ceremoninë e ndarjes së çmimeve me një performancë të përzier me striptizëm.
63-vjeçarja u prit me ovacione kur u paraqit në skenën e Barclays Center, në Nju-Jork, mbrëmjen e së dielës.
Ovacionet u shtuan kur Madonna hoqi xhaketën dhe qëndroi në skenë me një kostum të ngushtë të zi, që tregonte shumë.
