Madonna do të paguajë një gjobë të madhe pasi shkeli një rregull të rreptë gjatë koncertit të saj Celebration Tour gjatë fundjavës.
Për shkak të problemeve teknike, këngëtares iu desh ta ndërpresë koncertin e saj pa dëshirë, por megjithatë e shkeli orën e mbylljes 22:30 me 30 minuta në O2 Arena që nënkupton se ajo duhet të paguajë një dënim prej 300,000 £.
Ajo nuk ishte në gjendje të fillonte shfaqjen në kohë dhe performoi deri në orën 23:00, gjë që do të thoshte se fansat mund të humbnin stacionin e fundit të trenave të metrosë.
Ajo poashtu nuk ishte në gjendje t’i bënte serenatë të pranishmëve me hitet kryesore si ‘B—c, I’m Madonna’ dhe ‘Like a Virgin’./UBTNews/