UBT News

Madison Beer shkëlqen në VMA me fustanin që kishte veshur Beyonce më 2003

Këngëtarja e njohur, Madison Beer, ka shkëlqyer me paraqitjen e saj në MTV Video Music Awards, transmeton UBT News.

Ndonëse nuk ishte përpjekur të dukej ekstravagante si shumë tjerë të pranishëm, Beer mori shumë vëmendje për dukjen e saj, duke u cilësuar si një ndër yjet që ishin veshur më së miri.

Megjithatë, ajo që u komentua ishte edhe fakti se Beyonce kishte veshur fustanin e njejtë në vitin 2003, në The Late Show me David Letterman.

Verzioni origjinal që kishte veshur Beyonce ishte i mbërthyer, ndërsa Madison ka vendosur që të bëj disa ndryshime të vogla, kështu duke e lënë të hapur këmbën.

Nuk është risi që yjet këto dy vitet e fundit të vishen me koleksione të viteve 2000, kështu duke u përpjekur të rikthejnë modën e asaj periudhe përsëri, por në një verzion më modern./UBTNews

Exit mobile version