UBT News

Madame Tussauds me muze në Dubai

Madame Tussauds hapi muzeun e saj të parë në botën arabe në Dubai. Emirati i Dubait është përqëndruar edhe në zhvillimin e sektorit të turizmit. Muzeu shpreson të tërheqë miliona turistë.

Marka, e cila mori jetë në Londër ku mburret me 250 skulptura dylli që tërheqin miliona vizitorë çdo vit, gjithashtu ka degë më të vogla në Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe Azi. Nga Madame Tussauds shpresojnë se do të tërheqin vizitorë vendas dhe të huaj.

Dega në Dubai shfaq 60 skulptura të “yjeve globale”, përfshirë senzacionin e futbollit, Lionel Messi, kriketistin Virat Kohli dhe këngëtaren e muzikës pop, Rihanna./UBTNews

Exit mobile version