UBT News

Madagaskari bën bilancin e dëmeve dhe viktimave nga cikloni i dytë në dy javë

Cikloni që goditi Madagaskarin gjatë fundjavës shkaktoi të paktën 20 viktima, zhvendosi 50,000 të tjerë dhe shkatërroi të mbjellat që ishin afër korrjes. Ky është bilanci paraprak i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmë Ushqimore. Cikloni Batsirai u përplas në ishullin e Oqeanit Indian të shtunën e 5 shkurtit duke rrëzuar shtëpi dhe linja elektrike përgjatë vijës bregdetare juglindore derisa u largua të dielën, duke lënë disa qytete dhe fshatra të shkatërruar plotësisht.

Me një popullsi prej afro 30 milionë banorësh, Madagaskari tashmë ishte duke u përballur me pasojat e ciklonit Ana, i cili vrau 55 njerëz dhe zhvendosi 130,000 vetëm dy javë më parë. Cikloni Batsirai goditi një pjesë të ndryshme të ishullit, më në jug, ku popullsia po përballet me një situatë të pasigurt për sa i përket furnizimeve ushqimore për shkak të një thatësire të madhe.

Exit mobile version