Rreth 200 afganë të cilët kanë punuar për Francën ose që janë të kërcënuar janë evakuuar nga Kabuli.
Këtë e bëri të ditur presidenti francez, Emmanuel Macron me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka shkruar se janë duke vazhduar me punë për këtë aspekt.
“Gati 200 afganë që punuan për Francën ose që ishin të kërcënuar sapo janë evakuuar nga Kabuli. Si shtetasit francezë ashtu edhe të huaj. Forcave tona të armatosura, policisë dhe ekipeve diplomatike që organizojnë këto operacione të ndjeshme, ju themi faleminderit. Jemi duke vazhduar”, ka thënë Macron.