UBT News

Macron thotë se flamuri rus nuk duhet të shfaqet në Lojërat Olimpike “Paris 2024”

People take pictures of the Olympic rings installed on the Esplanade du Trocadero near the Eiffel tower following the Paris' nomination as host for the 2024 Olympics, on September 14, 2017 in Paris. / AFP PHOTO / LUDOVIC MARIN

I pyetur rreth prezencës së mundshme të atletëve rusë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha se flamuri rus nuk duhet të shfaqet në Lojëra Olimpike, në kohën kur “Rusia po kryen krime lufte”.

Në një intervistë për gazetën L’Equipe, Macron tha se ai mendonte se ka konsensus për mosshfaqjen e flamurit rus në Lojërat Olimpike të cilat do të mbahen vitin e ardhshëm në Paris. Por sipas tij, vendimi final për t’ua lejuar pjesëmarrjen atletëve rusë dhe bjellorusë në garë do të varet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar me kreun Thomas Bach.

Pavarësisht vazhdimit të luftës së Rusisë në Ukrainë, e cila u mbështet edhe nga aleati i Moskës, Bjellorusia, KON-i rekomandoi që këtyre atletëve t’u lejohet të garojnë si individ neutralë në garat ndërkombëtare. Ata duhet të garojnë me një flamur neutral dhe pjesëmarrja e tyre varet nëse ata e kanë mbështetur aktivisht luftën në Ukrainë./UBTNews/

Exit mobile version