UBT News

Macron i shkruan letër urimi Kurtit: Shpresoj që do ta vazhdoni dialogun me Serbinë, e keni mbështetjen time

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i ka dërguar një letër urimi kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Mes tjerash në letrën që Macron i ka dërguar Kurtit i është kërkuar ta vazhdojë dialogun me Serbinë, dhe presidenti francez ka ofruar mbështetjen e tij për dialogun Kosovë-Serbi, që sipas tij duhet të përfundojë me marrëveshje gjithëpërfshirëse.

“Shpresoj që do ta vazhdoni këtë dialog në këtë mënyrë që të arrini një marrëveshje gjithëpërfshirëse, përfundimtare dhe ligjërisht të detyrueshme, e cila është një nga kushtet për afrimin evropian të Kosovës sikurse të Serbisë. Të jeni të sigurt që do ta keni mbështetjen time të plotë”, ka shkruar ai.

Në fund të urimit Macron ka thënë se do të ishte shumë i lumtur që së shpejti të mirëpres kryeministrin Kurti për vizitë në Paris./UBTNews

Exit mobile version