Presidenti i Francës, Emmanuel Macron riafirmoi thirrjen për zgjidhje paqësore me dy shtete teksa edhe zyrtarisht kanë deklaruar njohjen e shtetit të Palestinës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.
“Ajo që dëshiron Franca janë dy shtete që jetojnë në paqe krah për krah: një shtet i Izraelit që njeh një shtet të Palestinës, një shtet i Palestinës që njeh një shtet të Izraelit”, tha Macron në një video në X.
Ai vuri në dukje dhimbjn, vuajtjen dhe shqetësimin e të gjithë njerëzve në Rripin e Gazës dhe atyre që jetojnë nën bombardimet pa qasje në ndihmë humanitare.
“Thellë-thellë, të gjitha jetët janë të barabarta. Dhe pas gjithë kësaj, ne kemi vjedhur jetë, kemi marrë jetë, njerëz që vuajnë. Dhe ajo që duam, ajo që dëshiron Franca, është paqja”, tha Macron.
Ministria e Jashtme palestineze e mirëpriti njohjen nga Franca, duke e cilësuar si një hap historik dhe të guximshëm që mbështet përpjekjet për arritjen e paqes dhe zbatimin e zgjidhjes me dy shtete./S.K/KP/ATSh