Presidenti francez, Emmanuel Macron do të udhëtojë drejt Moskës në përpjekje për të siguruar angazhim nga presidenti rus, Vladimir Putin, për zbutjen e tensioneve në Ukrainë.
Para udhëtimit të së hënës, udhëheqësi francez tha se shpreson të “diskutojë kushtet e depërshkallëzimit të situatës” gjatë takimeve të tij me Putinin.
Pas vizitës në Moskë, Macron do të udhëtojë drejt kryeqytetit ukrainas, Kyiv, të martën, për të biseduar me presidentin e vendit, Volodymyr Zelenskyy.
Rusia ka grumbulluar rreth 100 mijë trupa pranë kufijve të saj me Ukrainën, duke kërkuar garanci sigurie nga Shtetet e Bashkuara dhe NATO./UBTNews