UBT News

Macron bën thirrje për forcimin e industrisë së mbrojtjes evropiane

Presidenti francez, Emmanuel Macron, dëshiron një fuqizim të industrisë evropiane të armëve përballë pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Një strategji evropiane është e mirë për ekonominë tonë, tregun tonë të punës dhe sovranitetin tonë“, tha Macron në hapjen e një panairi teknologjie të mbrojtjes dhe sigurisë në Paris.

Ai i bëri thirrje Evropës që të investojë më shumë në aftësitë e veta të mbrojtjes, në vend që të shpenzojë para për pajisje ushtarake të importuara nga jashtë.

Më shumë bashkëpunim dhe një kuadër standardizues midis kompanive evropiane të armëve do të ishte i nevojshëm për t’u bërë më konkurrues, në krahasim me ShBA-në, tha ai.

Macron ka qenë në favor të një strategjie të pavarur të mbrojtjes evropiane për të plotësuar NATO-n për vite me radhë. Ai gjithashtu njoftoi një rishikim të shpenzimeve të mbrojtjes për Francën, me qëllim që të përgatitet më mirë për kërcënimet.

Ne duhet të kalojmë në një ekonomi lufte“, tha ai.

Industria e armëve do të duhet të reagojë më shpejt ndaj nevojave të ushtrisë dhe të shpërndajë materiale më shpejt, si në rastin e teknologjive bazë ashtu edhe në inovacionet e nivelit të lartë. /UBTNews/

Exit mobile version