UBT News

Macja gjigante 3D në një nga tabelat më të mëdha në Japoni

Një macë gjigante 3D u shfaq në një nga tabelat më të mëdha në Tokio, ku po qëndron mbi një nga stacionet hekurudhore më të dendura të qytetit.

E shfaqur në mesin e reklamave, macja e madhe duket si të jetë e gjallë në ekranin 1 mijë e 664 metra katrorë. Tabela me rezolucion 4K tregon macen gjigante që ecë përreth hapësirës mbi një ndërtesë.

Kjo mace shfaqet nga ora 07:00 deri në orën 01:00, dhe videoja ndryshon përgjatë ditës. Në mëngjes zgjohet, kurse në mesditë shihet duke qëndruar në këmbë dhe duke mjaullitur tek kalimtarët. Në mbrëmje shtrihet dhe bie në gjumë me kokën që i pushon në putra.

Shinjuku 3D cat || 巨大 猫 新宿 || First 3D advertisement 4K billboard in Japan || 今日の19時半ごろに現地で撮られた映像です。

Ndonëse shfaqja nuk fillon zyrtarisht deri më 12 korrik, transmetimet provë janë duke u zhvilluar që nga muaji i kaluar. Dhe “macja Shinjuku” tashmë ka tërhequr vëmendjen në internet, teksa përdorues të shumtë të teknologjisë e quajnë atë “të lezetshme”, e ka edhe prej atyre që habiten nga zhvillimi i teknologjisë.

Për ata që e kanë të pamundur ta vizitojnë këtë vend, kompania që realizoi këtë vepër filloi transmetimin live në YouTube./UBTNews

Exit mobile version