UBT News

Mac Allister vendos për të ardhmen e tij

Siç bëhet e ditur nga “Football Insider”, Alexis Mac Allister ka pranuar që t’i bashkohet Liverpoolit nga Brightoni këtë verë.

Bisedimet mes dy palëve janë të avancuara, ndërsa besohet se afro 70 milionë euro do të jenë të mjaftueshme për ta transferuar yllin argjentinas nga Brightoni.

Thuhet se krerët e Liverpoolit veçse janë takuar me përfaqësuesit e Mac Allister, dhe kanë arritur një marrëveshje për një kontratë afro 175,000 euro në javë.

Transferimi tani është 99% i kryer dhe tani kanë mbetur vetëm procesi formal për tu kompletuar. Zyrtarizimi pritet në javën e parë të qershorit.

Exit mobile version