UBT News

Mac Allister kryen me sukses testet mjekësore te Liverpooli

Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, Alexis Mac Allister i ka kryer me sukses testet mjekësore te Liverpooli.

Mac Allister, fitues i Kupës së Botës me Argjentinën, është shumë afër që të kompletojë transferimin e tij te Liverpooli nga Brightoni.

Pas testeve mjekësore, Mac Allister pritet të nënshkruajë sot një kontratë afatgjate me Liverpoolin, e vlefshme kjo deri në qershor të vitit 2028.

Exit mobile version