UBT News

Mabetex Prishtina ndeshet me Barcelonën në futsall

Skuadra e Mabetex Prishtinës do të ndeshet me Barcelonën, në rrethin e 1/16 në Ligën e Kampionëve në futsall.

Kryqytetasit eliminuan Tiranën, kështu për të kaluar në raundin e 16 ekipeve më të mira, e që tani në këtë raund do të kenë punë shumë të vështirë, ndaj një prej skuadrave më të mira të botës, Barcelonës.

Shorti bëri që këto dy skuadra të ndeshen kokë më kokë, me skuadrën e Barcelona Lassa.

Takimi do të zhvillohet në Spanjë, në tokën ku ende nuk e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur./UBTNews

Exit mobile version