Nëna e Britney Spears është përgjigjur pasi vajza e saj, këngëtarja e njohur Britney Spears ndau mesazhe me tekst të një bisede nga një institucion mendor.
Këngëtarja prej kohësh ka pasur një marrëdhënie të vështirë me familjen e saj, pasi akuzon atë se e kanë braktisur gjatë periudhave më të vështira të jetës së saj.
Spears u detyrua të hynte në një institucion të shëndetit mendor në vitin 2019 dhe i zbuloi avokatit tekst-mesazhet nga nëna e saj. Mirëpo, nëna e këngëtares i ka hedhur poshtë këto pretendime në postimin e saj të fundit në rrjetet sociale.
Lynne Spears i është përgjigjur drejtpërdrejt fjalëve të së bijës duke thënë se ajo ende e do vajzën e saj dhe se ende dëshiron ta ndihmojë atë.
“Britney, unë i kam “të gjitha bisedat” gjithashtu!” deklaroi Lynne Spears.
“Më dhemb për ty që ndjen se të tradhtuan njerëzit që të duan më shumë! Më lër të vij tek ti! Të dua!”
Polemika nisi kur Britney Spears i dërgoi mesazh shoqes së saj të fëmijërisë Jansen Fitzgerald në vitin 2019, duke i kërkuar ndihmë për të gjetur një avokat të ri, avokati i saj në atë kohë u emërua nga gjykata Samuel D. Ingham III.
Ajo gjithashtu shprehu shqetësimin për ilaçin litium, i cili pretendon se është administruar kundër vullnetit të saj, ndërsa ishte nën konservatoritet./UBTNews/