UBT News

Lushtaku-Sveçlës: Kam shpresuar se do të japësh dorëheqje

Deputeti nga PDK, Mërgim Lushtaku ka thënë se vrasja e 35-vjeçares shtatzënë bie edhe në përgjegjësinë e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Deputeti Lushtaku, sot në komisionin ku po shqyrtohet projektligji për Zyrtarët Publik dhe ai për Pagat, dhe po merr pjesë ministri Xhelal Sveçla, ia tha në sy se kanë shpresuar në dorëheqjen e tij morale për vrasjen që ka ndodhur të mërkurën në hapësirat e QKUK-së.

“Shpresa jonë ishte që ju ministër Sveçla të jepni dorëheqje nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme”, theksoi Lushtaku.

Ai akuzoi Sveçlën edhe për ikjen e shumë qytetarëve nga vendi dhe rritjen e rasteve të dhunës në familje.

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administrartës Publike, Xhelal Sveçla iu përgjigj se nuk është e drejtë me keqpërdorë sot tragjedinë familjare e shoqërore në kuvend.

Exit mobile version